Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Kurti zgjidhi një detyrë matematike aty Nagavci e Bulliqi i duartrokitën, mirëpo në rrjetet sociale ka shumë komente se i pari i vendit këtë detyrë e ka kryer gabim.
Bëhet fjalë për një detyrë me të panjohur (X).
Detyra ishte kjo: -(3x) – (-5) = (-5x) – (-2) +3
Sipas Kurtit, X është 5.
Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një version tjetër, që X është 0.