Cristiano Ronaldo ka dëshmuar edhe njëherë dashurinë e tij të madhe që e ka për makinat.
Portugezi raportohet se ka shpenzuar 10.5 milionë dollarë për një veturë të tipit Bugatti – model i limituar, nga të cilat vetëm 10 janë prodhuar.
Në mesin e dhjetë personave të vetëm në botë që e posedojnë këtë veturë, thuhet se është edhe Ronaldo. “Bild” ka raportuar se vetura luksoze “Bugatti Centodieci” u porosit nga Ronaldo në vitin 2020.
Modeli në fjalë iu dorëzua këtyre personave në vitin 2021, transmeton Gazeta Express.
Gazeta gjermane bëri të ditur ka kontaktuar drejtpërdrejt me zyrtarët e prodhuesit të veturës franceze, të cilët nuk e kanë mohuar se Ronaldo ishte njeri nga blerësit, por as nuk e konfirmuan.
37-vjeçari zotëron një numër të madh veturash. Ai ka edhe modele tjera nga Bugatti, por edhe nga Lamborghini, Mercedes-Benz, Rolls-Royce, Ferrari, e shumë të tjera.
Koleksioni i veturave të Cristiano Ronaldos thuhet se tashmë vlen 21 milionë dollarë. /Gazeta Express/