Analisti Arsim Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania se kreu i CIA gjatë vizitës në Serbi ja ka bërë të qatë presidentit Aleksandër Vuçiç se nuk mund të pengojë evopianizimin e rajonit ose do ketë pasoja.
Sipas tij, në takimin me shefin e CIA kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë një garanci të madhe lidhur me sovranitetin e shtetit të Kosovës.
“Amerikanët ja kanë bërë të qartë Vuçiç se nuk do të tolerojnë sjelljen e Serbisë në përkrahje të Rusisë, ndaj Vuçiç është në tërheqje e sipër kohët e fundit. Si ka menduar ai, se do ta tolerojë SHBA të bëjë çfarë të dojë dhe të minojë procesin e evropianizimit të Ballkanit? Mendoj se shefi i CIA solli një mesazh se këtu, ato forca që janë kundër perëndimit nuk do kenë perspektivë dhe mesazhi për Serbinë është i qartë nëse bëni veprime kundër SHBA dhe NATO do përfundoni keq. Mendoj se Kurti ka marrë një garanci të madhe të faktorit SHBA se Kosova do të shtrijë sovranitet e shtetit të vet në këta kufij”, tha Sinani.