Arifi flet pas vizitës në Hagë: Krerët e UÇK-së ishin shumë pozitivë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për vizitën e tij që e ka pasur në Gjykatën Speciale të Hagës me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se rrallë herë preket nga emocionet, por se nga kjo vizitë u prek shumë, pasi sipas tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi e kanë quar para nismën për të realizuar projektin e Kosovës.

“Më kanë befasuar, më ka befasuar këmbëngulësia e tyre për pozitivet dhe shpresë, kjo më ka dhënë një gjë pozitive edhe mua. Kemi biseduar për dy orë, janë folur shumë tema, me theks të veçantë u bisedua lidhur me procesin kombëtar në drejtin të Luginës së Preshevës, ua tregova nivelin e diskriminimit që është duke u bërë në vazhdimësi, kam biseduar edhe për zhvillimet e reja dhe ndikimet nga lufta në Ukrainë, por edhe për zhvillimet për dialogun”,ka thënë Arifi.
Arifi ka theksuar se ishte një moment shumë interesant dhe prekës kur Veseli e kishte përqafuar Krasniqin, i cili kishte shkuar në dhomë të takimeve, njofton KlanKosova.tv.