Analisti Milaim Zeka ka folur për përplasje mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Zekës, Kurti e Osmani “janë në një luftë”.
“Kryeministri dhe presidentja janë në një luftë se kë po e çojmë këtu, kë këtu”, tha ai në Frontal të T7.
I pyetur nëse ka përplasje mes dy krerëve të shtetit, Zeka pohoi pa dyshim.
“Ka. Absolutisht po. Ka edhe përplasje për shembull, edhe në qëndrimet e tyre në raport me Shqipërinë. Vjosa Osmani është duke e ndjekur një vijë shumë më të ashpër ndaj kryeministrit Rama sesa Albin Kurti. Albin Kurti nuk ka kalu në atë ekstremin sa me i heq forografitë e kryeministrit të Shqipërisë”, tha ai.