E pranoi se bëri botox, Roberti tregon sipas tij, a i ka hije të bëjë një burrë

Robert Berisha, gjatë një interviste që ka zhvilluar së fundmi ka thënë se kujdeset vazhdimisht për veten.

Ai ka pranuar publikisht se ka bërë edhe ndërhyrje në fytyrë.

“Derisa s’i bën dëm tjetrit çfarë bën ti me trupin tënd… Në krahasim me femrat, meshkujt mund të bëjnë një botoks, ndonjë pastrim fytyre, të mbajnë veten, të të vijë erë e mirë”, ka thënë ai.

Berisha theksoi: Të shkosh në palestër, të dukesh mirë dhe të jesh djalë i mirë.

Femrat, gjithmonë duhet të duken bukur dhe i ka hije çdo lloj ndërhyrjeje që bën, derisa nuk del prej vetes.