Muzika serbe i largon shqiptarët nga plazhi i Budvas/Pamje

Në mes të rërës dhe temperaturave të larta, në njërin prej plazheve malazeze, u panë turistë shqiptarë, mbështjellë me një peshqir me simbolet, flamurin Kuq e Zi.

Megjithatë, ky pushim duket se u shndërrua në një arenë tensioni kombëtar, meqë edhe turistë serbë, u panë të kishin pranë tyre një peshqir, flamurin e Serbisë.

Veç kësaj, ndikim duket të kishte edhe një muzikë serbe në sfond, çka dhe raportohet të ketë bërë që shqiptarët të braktisin në ato momente plazhin e Jazit pranë Budvas.