Capital T ka ndarë një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagramit.
Reperi bën të ditur se ka për të hedhur në gjyq për shpifje gazetarin Robert Bojaj.
Ky i fundit deklaroi gjatë emisionit bashkë me një të ftuar se Capital T i ka kërkuar një artisti, pa përmendur emër, 50 mijë euro për të realizuar një këngë me të.
Në postimin e tij, reperi shkruan: “Rastësisht e pash emisionin e një gazetari që e ka emrin Robert Bojaj, që më njeh dhe ka kontakt me mua.
Ai po pretendon se unë i kam kërkuar një x artisti 50.000 euro për bashkëpunim, këto janë komplet shpifje dhe rrena.
Kurrë në jetën time nuk i kam lyp askujt para për bashkëpunim.
Sepse unë muzikën e bëj për qejf dhe e bëj me njerëzit që më kanë pëlqyer çfarë bëjnë dhe më ka pëlqyer muzika e tyre.
Dhe kam bërë muzikë për qejf, s’kam bërë muzikë për të marrë para.
Kështu që ti e ke pasur mundësinë Robert të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, por tani s’ke më punë, i ke hapur probleme dhe atij djalit që e vure në siklet me zor u mundove të ja nxirrje fjalët, keni për të shkuar të dy në Gjykatë për prishje imazhi! Edhe tani vërtetë keni për të paguar nga 50.000 euro të dy!”
Shiko postimin: