BE i reagoi Qeverisë, Dimal Basha: Pritne tash opozitën, “hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë”

Nëntë objekte të Postës së Serbisë janë mbyllur sot në veri të vendit. Këtë hap të autoriteteve të Kosovës, Bashkimi Evropian e konsideron të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Ky reagim i Bashkimit Evropian nuk i ka ikur pa dhënë koment deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai nuk e ka lënë pa e përfshirë opozitën në reagimin e tij në një përpjekje për ta provokuar opozitën.

“BE paska reagu që u mbyll Posta e Serbisë!  Pritne tash opozitën, ‘hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë”, ka shkruar Basha.