Qytetarët e katër komunave veriore sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Audimit nuk paguajnë tatim në pronë, për lejet e ndërtimit dhe për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Lidhur me këtë kryetari i Komunës së Zubin Potokut thotë që është duke punuar që fillimisht të emëroj staf që do të fillonte të merrej me këtë çështje, kurse asamblist nga komuna e Mitrovicës Veriore thonë se e kanë diskutuar në një nga mbledhjet e nivel komunal dhe se presin veprime nga kryetari.
Qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq nuk paguajnë tatim në pronë, për lejet e ndërtimit dhe për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Kjo është vetëm një nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Audimit për katër komunat veriore me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarët shqiptarë.
Megjithatë, lidhur me këtë çështje kanë filluar të merren veprime nga kryetari i Komunës së Zubin Potokut, veçse thekson faktin që po hasin në shumë vështirësi.