Gazetari Labinot Azemi ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në fytyre duke u transformuar plotësisht.
Këtë e ka njoftuar ai përmes facebookut ku ndër të tjera ka shkruar:
Sonte po e ndaj me ju këtë post si shenjë falënderimi për doktorin e nderuar, për të cilin nuk gjej fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen.
Vendosa që ekskluzivitetin e fotove t’i kem për vete në rrjetet e mia sociale, ta ndaj si një aset të rëndësishëm dhe një dhuratë të madhe.
Si fëmijë kisha mësuar shumë për heronjtë, por nuk i kisha takuar kurrë. Sonte po të them që ti, doktor, je heroi që e njoha.
Faleminderit që ndryshove jetën time në këtë shkallë!