Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP, moderatori e konfirmon publikisht

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, ndërsa puna për përzgjedhjen e banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë po vazhdon.

 

Alaudin Hamiti ka dhënë së fundmi disa detaje rreth kastit, duke lënë të kuptohet se emrat dhe profilet që po shqyrtohen deri tani premtojnë një edicion interesant.

Por këtë herë moderatori ka zbuluar edhe një detaj konkret.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, një prej tyre i kërkoi të tregonte vetëm një banor ose të paktën një karakter që pritet të jetë pjesë e edicionit të ri.

Përgjigjja e Alaudinit ishte e shkurtër, por mjaftoi për të tërhequr menjëherë vëmendjen:

“Në rregull… zhigolo.”

Ai nuk ka zbuluar emrin e personit dhe as detaje të tjera rreth identitetit të tij, por përgjigjja ka ngritur menjëherë pikëpyetje se kush mund të jetë personazhi në fjalë.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një konfirmim të një banori të përzgjedhur apo vetëm për një profil që po shqyrtohet nga produksioni, pasi kasti zyrtar ende nuk është prezantuar.