Pasi Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka anuluar vendimin e dënimit të Salih Mustafës me burgim prej 22 viteve, ky rast do të shqyrtohet sërish në Gjykatën e Apelit.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar më 31 korrik panelin e gjyqtarëve të apelit që do ta trajtojnë këtë çështje.
Lajmi është bërë i ditur sot përmes një komunikate për media nga vetë Gjykata Speciale.
“Më 31 korrik 2024, Presidentja Trendafilova caktoi gjyqtarin Michèle Picard, gjyqtarin Kai Ambos dhe gjyqtaren Nina Jorgensen në Kolegjin e Gjykatës së Apelit për caktimin e ri të dënimit të Mustafës në përputhje me Vendimin mbi Kërkesën e Mustafës për Mbrojtjen e Ligjshmërisë,” thuhet në njoftim.
Në dhjetor të 2023-ës, Paneli i Apelit kishte vendosur që Mustafës t’ia ul dënimin nga 26 në 22 vjet burgim.
Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme./Telegrafi/