Zbulohet kush mungoi në tubimin e madh të Vetëvendosjes

Në tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje, është vënë re mungesa e një figure të rëndësishme për ministren Albulena Haxhiu, e cila ka ndarë një mesazh emocional për arsyen e kësaj mungese. Ajo ka treguar se në këtë ngjarje i ka munguar babai i saj, të cilin e ka cilësuar si mbështetësin më të madh në rrugëtimin e saj.

 

Haxhiu ka shkruar se, edhe pse ai nuk është më fizikisht i pranishëm, kujtimi dhe dashuria për të vazhdojnë të jenë pjesë e përditshme e jetës së saj dhe familjes. Ajo theksoi se vlerat dhe mbështetja e tij vazhdojnë ta shoqërojnë në çdo hap.

 

Në fund të mesazhit të saj, ajo ka shtuar se së bashku me nënën e saj po vazhdojnë rrugën që ai e ka dashur dhe për të cilën ka pasur krenari, duke e kthyer kujtimin e tij në forcë për të ecur përpara.