Është rritur fluksi i mërgimtarëve që janë nisur drejtë Kosovës për pushime.
Një pjesë e madhe e tyre janë duke ardhur në vendlindje përmes pikafe kufitare të Dheut të Bardhë e Vërmicë, shkruan Insajderi.
Por, në këto orë të mbrëmjes, duket se radhët nuk janë të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të bërë rreth orës 21:29 thuhet se pritjet për të hyrë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë është rreth 20 minuta.
Kolona te kjo pikë kufitare zgjat 150 metra.
Në pikat e tjera kufitare fluksi është i zakonshëm, rreth 5-10 minuta.