Një pushues me inicialet D.B. ka denoncuar një rast të keqpërdorimit në Ksamil të Shqipërisë. Siç pretendon ky pushues, punëtorë në hotelin Denoel kanë trajtuar çnjerëzisht pushuesit kosovarë atje.
D.B. ka dërguar në adresë të Insajderit ankesën, ku pretendohet se punonjësit e hotelit që gjindeshin në hapësirën e plazhit të hotelit Denoel kanë kërkuar t’i lirojnë shezlonet.
“Eshte dita e 4 qe kemi ardh ne Ksamil, hotel Denoel. Kemi paguar 400 euro per nate, ne te cilen perfshihen mengjesi darka dhe shezllonet. Ajo per te cilen kemi mbet te shtangur eshte sjellja brutale e pronarit te hotelit ndaj pushuesve kosovar. Cdo dite nga te gjithe kosovaret qe gjinden ne plazhe ju eshte kerkuar ti lirojn shezllonet me qellim se jan te ‘hotelit’, edhe pse pushues te hotelit jemi edhe ne dhe disa qifte afer nesh. Pushuesit kosovar po trajtohen ne menyre jo njerezore nga ta”, ka thënë në ankesë D.B.
Pushuesi kosovar ka pretenduar se ky hotel po ofron çmime më të lira për pushuesit spanjollë sesa për ata nga Kosova.
Ankuesi tutje shton se pronari i këtij hoteli ka kërcënuar katër familje kosovare, të cilët pretendonin se kishin të drejtë të shfrytëzonin shezlonin. Ndërkaq, çdoherë sipas ankuesit, disa pushues të tjerë nga Kosova i kanë detyruar ta ndërrojnë dhomën tri here.