Ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK ka dhënë dorëheqje.
Gjatë ditës edhe Jeton Musliu ka kërkuar të largohet nga pozita e redaktorit të lajmeve qendrore në RTK, përkatësisht risisteminin e tij.
Redaktori i lajmeve në RTK, ka treguar se kishte presion të vazhdueshëm nga Rilind Gërvalla, drejtor i TV, dhe Leonora Bërbatovci, për lajmin e “Slobodna Bosna”, përmes të cilit pretendohej se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia.
Ndërsa dorëheqja e Zana Spahiut u kumtua në “Pressing” të T7, autori i emisionit Leonard Kerquki.
“Është i vërtetë lajmi që Zana Spahiu, U.d e drejtoresësh së përgjithshme të RTK-së tashmë ka ofruar dorëheqje”, ka lexuar Kerquki këtë lajm gjatë emisionit.