Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar sot në Romë, në një panel të organizuar nga Instituti Italian për Çështje Ndërkombëtare, që dialogu Kosovë-Serbi të jetë lart në agjendën evropiane.
“Nevojitet mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare në nivelin më të lartë kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit”, ka thënë ai në këtë panel, siç njofton qeveria serbe, raporton Klankosova.tv.
Përmes një komunikate, ai është cituar të ketë thënë se “Serbia gjithmonë do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në rajon”. /Klankosova.tv