Deputetja e VV-së, Tinka Kurti, ka linçuar gazetarët Berat Buzhala, Baton Haxhiu dhe mediumin Klan Kosova.
Megjithatë, në koment, ajo është përballur me disa pyetje brutale nga Nol Nushi i PSD-së të cilave nuk iu është përgjigjur.
“A ju kujtohet Berat Buzhala kur ka thënë më falni po kam qenë i ri kur kam punu me Veselinoviqin? Nuk ka qenë 16 vjeç por 32. A ju kujtohet kur Baton Haxhiu pati propozu që krimet e Serbisë me u harru se janë gati 20 vjet të vjetra? Se takimi me Stijoviqin e Stanishiqin besoj ju kujtohet. A ju kujtohet që dikush – s’e di kush – ka regjistru medium me Peç, Serbia? Mua po”, ka shkruar Tinka Kurti.
Nol Nushi ia ka kujtuar se ministri Hekuran Murati ka punuar në gazetën Express, e gjithashtu ia ka rikthyer në kujtesë intervisat e Kurtit për Haxhiun e Buzhalën.
Pyetjet e Nushit:
A te kujtohet kur Hekuran Murati ja ka majte financat Berat Buxhales ne Ekspress?
A ju kujtohet kur Berati e merrke me kerr Kurtin, ne midis te fushates, per me i ndihmu me ja fitu zgjedhjet? Bojshin fore bashke si shoke te ngushte.
A te kujtohet kur Kurti majke emisione prej ilegalitetit ne Klan Kosova te Batoni?
A te kujtohet qe analistat e qeverise paguhen prej ketyne mediave qe i quani te Serbise?
A ju kujtohet qe Kurti mas betejes se Jasharajve thojke “qe kurre s’ka me kape pushken me dore”?
A te kujtohet biseda e Mimozes me Radojqiqin? Fillimisht rrejke, e mandej i doli rrena. Ty s’tu ka ni zoni.
A pe din marreveshjen per Elektroseverin? Protestojshim bashke, i mbledhem 200.000 nenshkrime bashke me Astritin. Sot pe lavdoni.
Ju e keni shite shpirtin. Jeni bo oportunista. E pr oportunizem, ju shkele Armend Muja e Mimoza Kusari. Ju keni me mbete si do robota qe qoni duar per teke te liderit.