Në Vox Kosova ka qenë i ftuar Bedri Zymberaj, ish-epror i UÇK-së, i cili ka folur edhe për përvojën e tij gjatë intervistimit në Dhomat e Specializuara.
Në pyetjen e fundit të Lirim Mehmetajt se si kishte kaluar intervistimi i tij, Zymberaj ka treguar se kishte pasur momente kur hetuesit ishin të interesuar të mësonin të vërtetën dhe të merrnin informacione rreth ngjarjeve për të cilat po pyetej.
Megjithatë, sipas Zymberajt, kishte pasur edhe momente kur ai kishte vërejtur se intervistuesit synonin ta orientonin bisedën drejt inkriminimit të Hashim Thaçit. Ai tha se në veçanti kishte pasur përpjekje që deklarimet e tij të shtyheshin në një drejtim që do të mund të përdorej për ta inkriminuar Thaçin.