Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes me deklarim të quditshëm: Kosovë-Serbi 1-1, Fatoni do të kthehet në Kosovë pa asnjë therr në këmbë

Vrasja e policit serb dje në Loznicë dhe plagosja e një tjetri padyshim se do të përdoret politikisht nga Serbia.Të njëjti veçse kanë filluar që dje “fushatën dezinformuese kinse për një sulm të mundshëm terrorist”.

Ata kanë shkuar edhe më larg duke u munduar që rastin e djeshëm ta lidhin me atë çfarë ndodhi në Banjskë.

Por dikush nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ka vendosur që të flasë pak më tepër se të tjerët.

Është pikërisht këshilltari i njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend, atë të Mbrojtjes që sic duket nisi të “zë bastore” me situatën e krijuar në Serbi.

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes, Rabit Konjufca tha se situate e djeshme në mes Kosovës dhe Serbisë është 1 me 1.

Duke shkuar edhe më tej ai nxiti konspiracione kinse Faton Hajrizi i dyshuar për vrasjen e policit serb do të kthehet në Kosova pa asnjë therrë në këmbë.“Pastaj do të filloj gara e kushtëzimit të ekstradimit të Radojiciqt në Kosovë me ekstradimin e Fatonit në Serbi”.
Ai madje tha se kjo është prognoza e tij pa bastore.