I nxehti nuk është problem vetëm për ne por edhe për celularin tonë, pasi thuajse të gjithë e mbajmë atë në diell kudo që jemi, edhe teksa qëndrojmë duke marre rreze në plazh. Shpeshherë celularet nxehen dhe kjo mund të jete edhe nga vapa por edhe nga përdorimi për një kohë të gjatë.
Anxhelo Lushka ekspert IT për privatësinë online tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se si ta dallojmë nëse telefoni është nxehur nga vapa dhe mund të shpërthejë.
“Gjithë telefonat mobile kanë bateri dhe nxehtësia nuk ndikon për mirë, temperaturat e larta ulin jetëgjatësinë e telefonit dhe baterisë. Ka mënyra për ta mbajtur në kontroll, gjëja primare është mos ta përdorësh në diell. Edhe mund të ndodhë që të shpërthejë, por telefonat e sotëm janë mjaftueshëm të zgjuar dhe fiken vetë kur arrijnë temperaturën ekstreme, rastet e shpërthimeve kanë ndodhur kur bateria fryhet dhe godet kapakun. Nuk duhet vendosur telefoni pranë shishes me ujë për t’u ftohur, është mirë ta heqim nga kasa kur e përdorim në diell se kasa vetë e rrit nxehtësinë, është mirë të mis mbajmë ndezur lokacionin apo blututhin se ngarkon telefonin dhe rrit temperaturën”, tha ai.