Një mërgimtar ka shprehur gatishmërinë t’i japë 2000 euro që mitrovicasit t’i kthehet kali të cilin ia kanë vjedhur, shkruan Mitrovica SOT.
Ai ka thënë se është i gatshëm t’ia japë 2000 franga personit që ka vjedhur kalin me kushtin që kali t’i kthehet pronarit menjëherë.
Ndryshe, mitrovicasi i cili kalëronte kalin e tij nëpër qytet është shprehur i mërzitur për humbjen e kalit.
“Ma ligësi, ma poshtërsi nuk ka se me të prek aty ku nuk duhet”, tha ai, duke shprehur dhimbjen e tij. Ai raportoi rastin në polici, por deri tani nuk ka marrë ndihmë për gjetjen e kalit.
Mes lotësh, ai bëri një lutje publike për kthimin e kalit të tij: “Pashë Allahun, kthemani. Kthemani se i jemi o. Kërkujt borxh s’i kom”, është shprehur ai në një intervistë para disa ditësh.