Shefqet Krasniqi padit Nysret Pllanën

Imami i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi ka paditur moderatorin Nusret Pllana për shpifje.
Avokati i Krasniqit deri sa ka dorëzuar padinë ka thënë se kjo ka ardhur pasi Pllana në emisionin “Kojshia show” ka thënë se Krasniqi po i nxit të rinjtë për të shkuar në luftë në Siri.

“Shpifja në emër të lirisë së shprehjes që cenon rëndë dinjit

etin moral dhe veprimtarinë intelektuale të personit tjetër, nuk përbën liri të shprehjes , ngase kufiri i lirisë së shprehjes dhe shpifjes qëndron në dëmtimin e reputacionit të personit tjetër. Në këtë rast, reputacioni i të paditurit është atakuar rënë, pasi që akuza apo shpifja përmban terme dhe pohime të rënda, si “ me ato ligjëratat famëkeqe të Shefqet Krasniqit, tu i qu djemtë tu i vra atje, e duke ju ardhur gratë e tyre pastaj me 4-5 fëmijë, që një Zot e din me kon i kanë”, thuhet në padi.

Ndryshe, me datë 01.06.2024 në emisionin “Kojshia Show” në kanalin e Youtube, Nusret Pllana akuzoi hoxhën Shefqet Krasniqi se “Ligjëratat e imamit Shefqet Krasniqi i kanë dërguar djemtë shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Siri”.