96-vjeçari shqiptar që merret ende me punë fizike

Në fshati Ticë, të Skënderajt, jeton një 96 vjeçar, i cili përkundër moshës akoma merret me punë fizike.

Salih Salihu, në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, thotë këto punë e bëjnë që mos të dorëzohet.

“Kur vjen koha e kosës, e kapi kosën e dal. Vallahi ma don me hi në oborr temin. Ma vrajnë synin senet që nuk janë në rend”, tha 96 vjeçari për T7.

Por përveç kësaj, 96 vjeçari kujdesët edhe për fshatin e tij, Ticën.

Për të mësuar më shumë rreth jetës së Salih Salihut, klikoni në video.