Kjo pamje e qenit i hutoi njerëzit, askush s’ka shpjegim se si kafsha po qëndron brenda pishinës

Hiti viral në TikTok nuk pushon së kënaquri kurrë përdoruesit. Rolin kryesor e luan një qenë i quajtur “Pancake”, i cili gëzon një vend të pazakontë.

Pronari i kafshës pëlqen të publikojë fotografi, por kjo i shtyn kufijtë. Domethënë, askush nuk e ka të qartë se çfarë kërkon në fund të pishinës?!

Shikuesit janë të kënaqur dhe të shqetësuar në të njëjtën kohë. Në videon e shkurtër, një retriever i artë ulet i qetë në fund të një pishine dhe njerëzit pyesin veten se si është e mundur kjo.

Nuk ka gjasa që të ketë mësuar “të marrë frymë nën ujë”, ndaj e vetmja gjë që mbetet është se bëhet fjalë për redaktim?

“Më mirë na tregoni se çfarë po ndodh përpara se të humbasim mendjen”, ka shkruar një përdorues.

Njerëzit bënin supozime të ndryshme, ndërsa pronari i shokut me katër këmbë (me mençuri) heshti, raporton LadBible.