Kemi hyrë në verë, por malet e Turqisë mbulohen nga bora

Me gjithë ardhjen e verës, mot i ndryshëm po mbizotëron në zonat e larta të Rajonit Lindor të Detit të Zi.

Në qershor, borë ra në Pllajën Tahpur, e cila është në një lartësi prej 3200 në rrethin Çamlıhemşin.

Vendasit dhe pushuesit nuk e fshihnin dot habinë përballë borës që binte.

Severe Weather Turkey shkruan se bora në këtë periudhë të vitit në këto vise nuk është diçka e zakonshme.