Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 33 ose 34 tanimë janë bërë ‘rutinë’ në Luginën perëndimore dhe shumê vise tjera mesdhetare të Shqipërisë.
Në Kosovë dhe Maqedoni kemi nxehtësi por që po ndërprehet shpeshherë nga rrebeshet e shiut, por gjatë javës së re dhe fillimit të Korrikut temperatura të larta me origjinë nga Afrika Veriore do të përfshijnë edhe Kosoven, ku temperatura do të arrijë deri në 35°, 36°, madje mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më shumë.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 38, madje nuk përjashtohet mundësia që ajo të ‘prek’ edhe shifrën 40 nën hije, ngase normalisht direkt në diell dhe në zonat e betonizuara urbane temperatura mund të shkojë deri 46°, por kjo nuk llogaritet sipas standardeve meteorologjike.
Pra nga nesër stabilizim gradual i motit, edhe pse ende mund të ndodhin rrebeshe të izoluara, ndërsa gjatë javes rritje progresive e temperaturave./MeteoBallkan