Kimete Berisha: Ministrja që bëri katër vjet për ta reformuar veten me garderobën, fustanat dhe shishkat…

Opinionistja e njohur, Kimete Berisha pas reagimeve të shumta që pati sot sa i përket rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka komentuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përcjell Periskopi.

Sipas Berishës, ministrja Haxhiu për katër vjet mandat ‘ka bërë reforma veç për pamjen e saj, por jo edhe të tjera në drejtësi’.

Në një postim të gjatë të shkruar në profilin e saj, Berisha ndër të tjera thotë se “kur pa asnjë ditë përvojë pune u bë ministreshë, Albulena Haxhiu u magjeps aq fort me vetveten sa s’ka bërë gjë tjetër përveç që është pispillosur”.

Më poshtë lexoni statusin e plotë: