Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar disa statistika të Administratës Tatimore të Kosovës, përmes të cilave ka pretenduar se Qeveria ka gisht në punësimin e rreth 64 mijë kosovarëve, raporton Express.
Në statistikat e publikuara nga Murati, krahasohet numri i të punësuarve aktivë në muajin maj 2019 me atë të majit të vitit 2022. Në maj të vitit 2019 thuhet se ishin 318 mijë e 610 të punësuar, derisa në maj të këtij viti 382 mijë e 861 të punësuar.
Për këtë postim, Muratit i janë kthyer kundër shumë komentues, duke i thënë se s’është meritë e Qeverisë kjo.
“Qka ka ba qeverija qe i ka punsu kallxom pr mu krenu ju”, ka shkruar një prej komentuesve.
“Dhe te gjithe duke e prit Vizen Gjermane per nje jete me dinjitoze!”, ka shkruar një tjetër.
“Te njejtit jan kane te punsuar po shtesat qe i keni dhane si qeveri i kan detyru punedhenesit mi regjistru ne ATK. Mos u krenoni pa nevoje se kerkah hiq sjeni”, është një koment tjetër te postimi i Muratit.