Lopët kullosin midis qendrës së Pejës, alarmohet komuna? (VIDEO)

Disa lopë janë parë në qendrën e qytetit të Pejës, të dielën. Kështu shihen në pamjet e dërguara nga lexuesit e Klankosova.tv, të cilët tregojnë se kjo nuk është hera e parë që qendra e qytetit ka një pamje të tillë.

Sipas tyre, lopët kullosin në këtë vend pothuajse çdo ditë.

E në lidhje me këtë për Klankosova.tv ka folur nënkryetari i komunës së Pejës, Fatmir Asllani i cili tha se komuna po merret intensivisht me këtë çështje.

Ai u shpreh çështjen po e trajtojnë në bashkëpunim me Drejtorinë e e Inspekcionit dhe Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Asllani tutje u shpreh se lopët që po lëshohen në qendër të qytetit, janë në pronësi të tre pronarëve, për identifikimin e të cilëve në terren kanë dal inspektorët.