Kreu i të ahtuquajturës Republikë Popullore e Donjeckut, Denis Vladimiroviq Pushilin, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për t’u dërguar një mesazh qytetarëve të Serbisë.
Pushilin në fjalimin e tij të shkurtër foli “për padrejtësinë që i është bërë popullit serb”, kushtet për anëtarësimin e Serbisë në BE, por edhe për Kosovën.
“Sa i përket Serbisë, serbët janë vëllezërit tanë. Ne e shohim qëndrimin e padrejtë ndaj popullit serb dhe shohim presionin ndaj popullit serb tani, duke përfshirë deklaratën e fundit të Scholz, i cili tha se nëse Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ajo duhet ta njeh Kosovën.
Ne e kuptojmë se sa e dh imbshme është situata aktuale me Kosovën për popullin tuaj, por gjithçka është në fakt e thjeshtë. Gjithçka do të jetë Rusi, përveç Kosovës. Kosova është Serbi”, tha Pushilin.
Më 6 dhjetor 2021, Pushilin u bë anëtar i partisë ruse në pushtet, Rusia e Bashkuar.
Kryetari i kësaj partie, Dmitri Medvedev, ia dorëzoi atij personalisht librezën e partisë gjatë kongresit vjetor të partisë në Moskë.