Bie masivi shkëmbor tek Shkalla e Tujanit, disa të plagosur në Rrugën e Arbrit

Rreshkitja e gurëve në rrugën e Arbrit ka rrezikuar jetën e disa personave që udhëtonin me një fuoristradë diten e sotme.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkallës së Tujanit, ku një masiv guri është shkëputur duke goditur makinën.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, të cilët u kanë dhënë ndihmë duke i dërguar drejt spitalit Nënë Tereza.