Kombëtarja e Anglisë sonte luan ndeshjen ndaj Serbisë e vlefshme për Euro 2024.
Në tribunat e stadiumit të Schalkes ka shumë tifozë të pranishëm.
Madje, tifozët serbë kanë futur në stadium edhe banerë që mbajnë shkrime për Kosovën.
Loja ka vazhduar dhe banerët nuk janë hequr, por kujtojmë që UEFA është shumë e ashpër me mesazhe të tilla dhe pas ndeshjes mund të hapë një hetim disiplinor.