Në kohën kur transmetuesi publik i Kosovës synon të marrë pjesë në Eurovizionin e ardhshëm, diskutimet për kush do ta përfaqësojë Kosovën janë në qendër të vëmendjes.
Një postim i bërë nga “Prive” në rrjetet sociale shpërtheu me komente, ku ndjekësit shprehnin preferencat e tyre për artistin që duan të shohin në Eurovizion. Mes tyre, Stresi bëri tag Yll Liamnin si një propozim përfaqësues.
Por një koment e ngriti pikëpyetjen. Një ndjekës sugjeroi Don Xhonin për këtë rol, duke nxitur spekulime për marrëdhënien e Stresit me të. Por reperi reagoi me një koment ironik që nuk u prit mirë.
“Po qysh jo. Edhe gjyshja jeme që don jau bi e ka zonin shumë karakteristik,” shkruante Stresi, duke nxitur aludime për tensione të mundshme mes tyre.
Mirëpo, në një moment të dytë, Stresi vendosi të sqarojë situatën. Ai shprehu se komenti i tij nuk kishte të bënte me Don Xhonin personalisht, por me perceptimin e tij për pjesëmarrjen e një reperi në Eurovizion.
“Unë nuk hedh kunja askujt sepse ua them në sy,” shkruante Stresi. “Thashë a t’ua bie dhe gjyshen në kuptimin figurativ…. S’kam gjë me të, as s’kam pasur përpos i uroj suksese në karrierë.”
Me këtë, ai tentoi të zbulojë qartësinë rreth komentit të tij, duke e distancuar nga çdo interpretim negativ për marrëdhënien e tyre.
Shiko foton: