Reperja Tayna ka reaguar pas bllokimit të video projektit të saj të ri muzikor “Si ai” nga ish menaxheri Rinor Hykolli.
Ajo u ka kërkuar falje dëgjuesve, derisa ka thënë se këtë problem ia ka lënë në dorë “drejtësisë dhe Zotit”.
Tayna e ka quajtur njëanshmërisht Hykollin “një mjeran” që sipas saj, nuk lë rast pa treguar “se sa i vogël është”.
Ajo po ashtu ka thënë se përgjatë karrierës ka punuar në çfarëdo gjendje emocionale e shëndetësore, teksa ka shtuar se dikush tjetër nga “sukseset e saj ka bërë edhe shpi”.