“Kurth që Kurti tentoi t’ia bëjë opozitës” Haliti komenton inciativen e Kurtit për zgjedhje

Iniciativën për zgjedhje të parakohshme, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e vlerëson si kurth që kryeministri Albin Kurti është përpjekur t’ia bëjë opozitës.

“Unë e kam vlerësu si kurth të zotrit Kurti që është përpjekur t’ia bëjë opozitës, por nëse Kurti do të ishte dakord t’i mbante zgjedhjet, ai do t’i mbante,” tha Haliti në “FIVE”.

Haliti thotë se ata kanë shprehur vullnetin për zgjedhje të parakohshme.

“Ne kemi shprehur vullnetin tonë dhe mendimin që është mirë me u mbajt zgjedhjet e parakohshme dhe për t’i matur forcat me njëri-tjetrin, për shumë arsye dhe në këto bisedime mendoj që nuk ka pasur të humbur, për shkak se më i fituari ka dalë Albini, por fitorja mendoj që është edhe e PDK-së sepse u vendos që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, nga kjo marrëveshje dhe u bë mirë,” tha Haliti.

E që zgjedhjet e parakohshme nuk ndodhën, Haliti thotë se këto janë akrobacionet e kryeministrit Kurti.

“Zgjedhjet nuk ndodhën sepse akrobacionet e Kurtit siç tha merruni vesh ju opozita sepse unë tha jam i gatshëm, edhe nëse do ishim marrë vesh ndërmjet veti unë besoj që ai do të thoshte shumë mirë bëjeni mocionin dhe po hymë në vota në parlament, dhe në votim besoj që nuk kish me u miratu dhe nuk kish me iu dhënë urdhër deputetëve të VV-së që ta votojnë shpërndarjen e Kuvendit.”

E qëllim i kryeministrit Albin Kurti, sipas Halitit, është që të shkojë deri në fund.

“Besoj që Kurti qëllimin e ka me shku deri në fund për të thënë që unë e fillova dhe përfundova mandatin deri ditën e fundit, presionin që e ka Qeveria e Kosovës sa i përket Asociacionit të Komunave është tepër i madh e ai po përpiqet të luajë ping-pong me këtë çështje, duke thënë le ta dërgojë Borrelli në Komisionin e Venecias si ta quajmë kur nuk e ka miratuar Qeveria e Kosovës dhe Borrell nuk e ka për detyrë me u marrë me Komisionin e Venecias dhe tash ka ngelë ajo punë tash po e bëjmë vetë.”