E konfirmoi Ija? Bes Kallaku në lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Xhensila?

Ija, gjyshja e Bes Kallaku ishte ditën e sotme mysafire në “Ferma VIP”, aty ku pa nga afër ambientet dhe u takua me fermerët.

Teksa ishte duke vëzhguar fermerët në stalla, Ija dha një këshillë për Xhensilën, duke u shprehur se: “kush është pa martuar duhet t’a gjejë dashurinë”.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte deklarata për Besin, pasi Ija tha se aktori i humorit e ka gjetur gruan e tij.

Besi: Kush punon sot o Ije aman.

Xhensila: Pse prish punë ti o Bes?

Rensi: Lëre more gocën të gjejë dashurinë.

Xhensila: Po më lër ore.

Ija: Do të shkojë në fshat kjo.

Renisi: Edhe punën edhe dashurinë do t’a gjejë.

Ija: Po! Do t’a gjej për Zotin. Kush të jetë pa martuar gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai, e mbyti Ajka…(flet për Besin)

Shiko videon: