Princ Leka nuk e fsheh më, Princeshë Geraldina feston 1 Qershorin me babain dhe partneren e tij

Sot, në ditën e fëmijëve Princ Leka ka ndarë disa foto mjaft të ëmbla me vajzën e tij.

Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin! “, ishte urimi i Lekës për Geraldinën dhe të gjithë fëmijët.

Padyshim që fotot e bukura janë shkrepur nga fotografja që i ka marrë zemrën Princit, Blerta Celibashi.

Këtë detaj Princi është siguruar që ta bëjë të ditur nëpërmjet një tag-u.