Bes Kallaku, kryeplaku i “Ferma VIP”, ka qenë pjesë e një momenti të ndjeshëm gjatë spektaklit të djeshëm, duke shfaqur emocione të ndryshme gjatë shikimit të klipit të surprizës së vajzës së Florit.
“Kur ke fëmijën afër, të qesh shpirti,” u shpreh ai me lot në sy.
Kjo moment emocional vjen pas deklaratës së tij të papritur për publikun, ku ai konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja e tij, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.
Besi, i cili është baba i dy fëmijëve, Ajka dhe Amen, nga marrëdhënia e tyre, po përjeton një kohë të vështirë emocionale, duke e bërë këtë moment edhe më ndjeshëm për të.