Familja e aktorit shqiptar Blerim Destani është ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të Silvio Berluskonit.
E shpesh mediat italiane e kanë karahasuar lidhur me pasurinë babain e Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës.
Madje ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, shkruan Panorama Plus.
Mediat në Itali theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.
Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.
Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.