Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE, raporton Gazeta Blic.Përmes një postimi në rrjetin social X, ajo ka thënë se ka thënë se ka theksuar rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.
Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, thuhet në postimin e Osmanit.