Profesori Nezit Kraki në një lidhje direkte në emisionin “Pressing” të T7 ka thënë se siç duket opozita po do që t’ia lënë pushtetin për 6 vjet.
“Normalisht në botën demokratike partitë që janë në opozitë e kanë ëndërr që pusheti me u dorëzu dhe me lëshu rrugë apo me propozu alternativa të tipit hajde shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Dmth zgjedhjet e parakohshme janë ëndrra e cdo opozite normale në gjithë botën, tash aty në Kosovë një pjesë e madhe e opozitës sikur thonë pritni edhe pak duket se janë të gatshëm që t’ia lënë pushtetin Kurti 6 vjet, jo katër por edhe dy plus, derisa këta të bëhen gati”, tha Kraki.
Ai shtoi se “ato parti s’janë gati”.