Takimi historik i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë të dielën, është kryefjalë e emisioneve këtë mbrëmje në vend. Gazetari Arian Çani, tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se Shqipëria është Turqia e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka.
“Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ana tjetër e medalies, pse unë jam i kënaqur me këtë që ndodhi, sepse më në fund edhe pala tjetër e kuptoi më në fund se nuk bëhet më shaka me Shqipërinë.
Edhe nëse deri dje Greqia flinte gjumë sepse kishte vetëm probleme me Turqinë, tani kthejmë kokën dhe shikojnë se ka një Turqi të dytë. Për herë të parë Athina zyrtare kuptoi se nuk bëhet me shaka, nuk është një njeri ky që sot është nesër nuk është.
Kuptoi se kemi të bëjmë me një lider të përmasave që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Sot Greqia kuptoi se është e rrethuar nga Turqia numër një që është ajo e Erdoganit dhe nga Turqia dy që është Shqipëria. Kjo është bazë turke”, tha Çani.