Aksioni nisi nga Edon Zhegrova, ky ishte driblimi fantastik i lojtarit kosovar

Skuadra e Lille është duke fituar 2:0 ndaj Nantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligue 1.

Dy golat në këtë takim i shënoi sulmuesi kanadez, David, shkruan Indeksonline

Në një prej golave, Edon Zhegrova ishte ai që e filloi aksionin – duke bërë një depërtim fantastik.

Më pas topin e pasoi te Diakite, i cili asistoi për te goli i parë i shënuar nga David./Indeksonline/