Behgjet Pacolli i dëshiron shërim të shpejt Enver Hasanit, por ia gjuan disa “kungja”

Ish-presidenti i Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas një deklarate të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili ka treguar se ka marrë veshe se disa kolegë në UP ishin gëzuar kur ishte diagnostikuar me një sëmundje, pavarësisht ndihmës që ua kishte dhënë të njejtëve.

Pacolli ka thënë se s’beson që dikush është gëzuar dhe shton se nëse vërtet ka ndodhur atëherë ata që janë gëzuar s’janë njerëz.

Megjithatë Pacolli ka shfletuar pak të kaluarën dhe i ka thënë profesor Hasanit se në të kaluarën e kishte fyer shumë publikisht, edhe pse siç thotë Pacolli “ka bërë shumë për Hasanin”.

Në fund Pacolli i ka uruar shërim të shpejt e lumturi.

Reagimi i plotë:

Duke lexuar artikuj të ndryshëm, më ra në sy edhe një artikull ku ish-rektori i Universitetit të Porishtinës thotë;

“Dëgjova se disa kolegë në Universitetin e Prishtinës, të cilët i ndihmova në ngritjën e tyre, u gëzuan kur mësuan se isha diagnostikuar me një sëmundje.

Jo profesor, nuk besoj se dikush është i lumtur për këtë e aq më tepër kolegët e juaj…nëse dikush e ka bërë këtë ( sigurishtë se është e dhimbëshme ), atëherë ai nuk është njeri.

E dini, profesor, same kni fyer publikisht (padrejtesisht).. dhe poashtu ju e dini edhe sa shume kam bere per juve ( me keni dekoruar asaj kohe me dekorata), per shkak te respektit qe kisha per ju!

Ju uroj, profesor, shërim të shpejtë dhe lumturi!