Largimi i Dijonisit nga “Ferma VIP”, fermerët: E kishte paralajmëruar, çfarë tha pak ditë më parë

Largimi i Dijonis Bibës nga “Ferma VIP” ka shokuar jo vetëm teleshikuesit, por edhe fermerët.

Deri në momentin e fundit, fermerët mendonin se ky largim do ishte një shaka e Agait, por pasi e kuptuan që ishte e vërtet, e kanë përjetuar jo mirë.

Këngëtari Renis Gjoka, i cili kishte një afrimitet dhe shoqëri me Dijonisin, tha se ky largim ishte i paralajmëruar, edhe për faktin që i numëronte ditët mbrapsht. Teksa e vlerëson për njeriun që ishte, Renisi tha se shoqëria e tyre të vazhdojë edhe jashtë.

“Unë e gjeta veten time duke mos folur për 2 orë. Buçko, Baby G e kuptuan situatën, dhe nuk flisnim fare. Për mua, hiq Albanon që jashtë jemi si vëllezër, ai ishte shoku më i mirë që gjeta në fermë. Si lojtar ishte i fortë. Kemi bërë biseda me Dijonisin që me të tjerë nuk i kam bërë.

Për mendimin tim, ai kishte kohë që e shprehte, edhe për faktin që numëronte ditët mbrapsht. Ai ka nevojë për një territor më të madh. Ne merreshim vesh edhe me sy dhe që ditën e parë e vura re që nga dita e parë, më shumë kemi bërë biseda me sy sesa kemi folur. Është një njeri i jashtëzakonshëm, shpresoj të takohem dhe ta kem mik të mirë”, tha Renisi.

Edhe kryeplaku Bes Kallaku, ka shprehur mirënjohjen për Dijonisin, teksa tha se ai do i mungojë shumë fermës.

“Dijonisi do i mungojë fermës, sepse ishte shok i të gjithëve. Ishte karakter. Prime për atë ishte i vogël dhe humorin e tij bio e tregonte jashtë prime dhe askush prej nesh nuk duhet të bëjë atë që bëri Dijonisi. Do na mungojë të gjithëve dhe i dha shumë fermës. Faleminderi për gjithçka”, tha Besi.

Ndërkohë që moderatorja Fjoralba Ponari u shpreh se ndoshta fatet e tyre mund të kryqëzohen në media.

“Në të ardhmen, në profesion do na kryqëzohen fatet dhe nuk i dihet se çfarë sjellim në televizion”, tha Fjoralba.