Ani pse shumë mërgimtarë vazhdojnë të jetojnë dhe të veprojnë në mërgim, ka edhe të tillë që zgjedhin të kthehen në vendlindje për të jetuar dhe investuar. Ngjashëm ka vepruar edhe Naim Kryeziu nga fshati Bubavec, komuna e Malishevës, i cili është kthyer nga Italia dhe ka investuar në Kosovë. Në fshatin Bubavec janë gjashtë ekonomi bujqësore te cilat kryesisht merren me mbarështimin e bagëtisë se imët. Fermat janë ngritur në terene malore në tokat shtetërore me leje nga organet gjegjëse, me kerkesë se familjeve blegtore. Fshati Bubavec i Malishevës numëronte rreth gjashtë blegëtorë ku numëronin rreth 1500 krerë delesh e dhishë, por tani ky numër është ulur me të madhe thotë Naim Kryeziu i cili erdhi nga Italia për te investuar në fermën e tij.
Ai tregon se këtë punë e kanë traditë familjare pasi që babai, gjyshi është marrë me këtë veprimtari dhe se fshati Bubavec njihet për numër të madh delesh dhe kafsheve të tjera, por tani ka filluar të bije dukshëm, kemi një rënie të madhe rreth 50%, ku në fshat janë vetëm 4 ferma që merren me ketë veprimtari, nga 700 krerë lopë tani janë 50% me ulët, kanë qenë rreth 1300 dele tani janë rreth 600 sosh, thotë Naim Kryeziu./Republika Online
Për me shumë ndiqeni videon: