Policia e Kosovës dënon shoferin me 500 euro, kjo është arsyeja

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar shoferin 38-vjeçar me inicialet A.Ç., i cili bëhet e ditur se ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse.

Bëhet e ditur se ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i janë konfiskuar përkohësisht automjetet.