Gazetari Vullnet Krasniqi në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli në lidhje me dhunimin e këngëtares Teuta Selimi, nga burri dhe vëllai i saj.
Ai theksoi se Prokuroria i ka lënë të lirë të dy, ndërsa shtoi se këngëtarja është mjaft e lidhur dhe me burrin dhe vëllanë.
Mes tjerash ai shtoi se këtë të fundit e mbante dhe nga ana financiare.
“Prokuroria ka lënë të lirë bashkëshortin dhe vëllanë e Teuta Selimit të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Selimi është e lidhur shumë me burrin dhe vëllanë dhe në aspektin menaxherial. Kanë një raport të ngushtë dhe në aspektin menaxherial. Ajo mban me të ardhura dhe vëllanë. Selimi ka ndërruar dhe zhanrin e muzikës pasi u martua”-tha ai./Euronews Albania